Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Written by

in

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar V.H., 23-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e shtatë vjedhjeve në Prishtinë.

Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar pas një pune hetimore dhe operacionale.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e 7 rasteve të vjedhjeve në Prishtinë. Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi