Trepça triumfon bindshëm ndaj Rahovecit 029

Trepça triumfon bindshëm ndaj Rahovecit 029

Written by

in

“Xehetarët” e kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë shumë hapësirë skuadrës mysafire për të rrezikuar fitoren.

Te skuadra mitrovicase u angazhuan të gjithë basketbollistët, ndërsa më efikasi ishte Kenneth Hasbrouck, me 19 pikë.

Në anën tjetër, Rahoveci 029, që u paraqit në këtë përballje me vetëm një basketbollist të huaj, pati vështirësi të mëdha përballë kampionit. Më i dalluari te mysafirët ishte Visar Ejupi, me dhjetë pikë.

Me këtë fitore, Trepça vazhdon garën për kreun e tabelës në elitën e basketbollit kosovar. 

Burimi: RTKLive