
Valmira Stublla ka ndërruar jetë më 8 tetor, në moshën vetëm 27-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët dhe të gjithë ata që ditë më parë u bashkuan në thirrjen për ta ndihmuar.
Për Valmirën ishte kërkuar ndihma e qytetarëve, pasi ajo kishte nevojë për transplantim të veshkës jashtë vendit. Për këtë ndërhyrje nevojiteshin 30 mijë euro, shumë që familja Stublla nuk kishte mundësi ta përballonte e vetme.
Thirrja për ndihmë ishte shpërndarë në rrjetet sociale, me shpresën që Valmira të merrte trajtimin e nevojshëm. Por, më 8 tetor, familjarët njoftuan lajmin e dhimbshëm për vdekjen e saj.
Varrimi i 27-vjeçares do të bëhet sot, më 9 tetor, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Halabak të Podujevës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali