Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

Written by

in

Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

Shefi i grupit parlamentar të Socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar një ditë pas tensioneve atje, kur u votua reforma territoriale me 85 vota për, që i hapi rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.

Në një postim në Facebook, Balla sot tha se ata që mendojnë se mund ta pengojnë PS-në që t’i realizojë reformat drejt anëtarësimit në BE, është gabim, transmeton Klankosova.tv

“Kush mendon se me molotovë, gurë, vezë, bidona uji jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit do ta pengojë Partinë Socialiste të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka bërë llogaritë gabim.”

Sipas tij, “si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara”.

“Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.” /Klankosova.tv