61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

Written by

in

61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

DonnaJean Wilde, 61-vjeçare nga Kanadaja, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke qëndruar për pesë orë në pozicionin plank dhe duke tejkaluar rekordin e saj të mëparshëm.

Sfida u realizua më 6 tetor, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Botërore për Seniorë Huntsman, të mbajtura në Utah të Shteteve të Bashkuara, aktivitet që u kushtohet sportistëve mbi moshën 50-vjeçare.

Wilde tejkaloi rekordin e saj të vitit 2024, kur kishte qëndruar në këtë pozicion për katër orë, 30 minuta e 11 sekonda.

Sipas organizatorëve, sfida përfundoi pasi ajo arriti kufirin prej pesë orësh. Megjithatë, rezultati i ri ende duhet të shqyrtohet dhe të miratohet zyrtarisht nga Guinness World Records.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali