
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar lidhur me Ligjin për Specialen, pas kthimit të tij në Kuvendin e Kosovës nga presidentja Justina Shiroka Pula.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë se janë duke diskutuar me PDK-në, si parti iniciuese e ligjit.
“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit.”, ka thënë ajo.
Nagavci ka shtuar se beson se do të arrihet një pajtueshmëri sa i përket çështjeve përmbajtjesore të ligjit.
“Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv