
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ka pranuar informatë për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana, ka bërë të ditur se rasti është raportuar sot, rreth orës 12:00.
Sipas tij, njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është shoqëruar në stacion policor.
“Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Plana për Insajderin.
Rasti ka të bëjë me kërcënimin me armë ndaj djalit të ish-deputetes Donika Kadaj-Bujupit, i cili punon në Ministrinë e Ekonomisë.
Ai ka konfirmuar më herët për Insajderin se ishte kërcënuar me revole nga zyrtari i kësaj ministrie, Sami Shaqiri.
Burimi: Insajderi