Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Written by

in

Sipas njoftimit të Doganës, kamioni ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, ndërsa gjatë kontrollit fizik janë gjetur mallrat që nuk figuronin në dokumentacionin përcjellës.

Vlera e tyre, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3 mijë e 400 euro.

Për rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Burimi: RTKLive