
Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora, është personi që raportohet se grabiti një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Ngjarja ndodhi të hënën e javës së kaluar, kur Duka hyri në bankë i armatosur dhe me skafandër në kokë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv
Fillimisht, ai kërcënoi rojën e bankës, e më pas edhe arkëtaren, e cila nën kërcënimin e armës i dorëzoi shumën prej 60 mijë eurosh.
Pas grabitjes, 50-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.