
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione në Vushtrri, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të zjarrit.
Sipas njoftimit, këto bastisje janë bërë pas pranimit të informatës se një person i dyshuar posedon armët.
“Bazuar në këto dyshime, gjatë ditës së sotme Policia ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: një pistoletë me shtatë (7) fishekë dhe një armë e gjatë.”, thuhet në njoftim.
Armët e gjetura janë sekuestruar dhe sipas njoftimit, do të procedohen si prova materiale në kuadër të rastit.
Kurse, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Klankosova.tv