Gjatë vizitave edukative, nxënësit u njohën me artefakte me vlerë historike dhe me traditat artizanale, përfshirë filigranin, një prej zejeve të njohura të trashëgimisë kulturore të Prizrenit.
Përmes aktiviteteve të tilla, fëmijët kanë mundësi të mësojnë më shumë për pasurinë kulturore të vendit dhe rëndësinë e ruajtjes e përcjelljes së saj te brezat e ardhshëm.
Vizita u organizua nga EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Burimi: RTKLive
