Rama u përgjigjet banorëve të Ulpianës: Fontana nuk preket, parkingu zhvendoset nën tokë

Rama u përgjigjet banorëve të Ulpianës: Fontana nuk preket, parkingu zhvendoset nën tokë

Written by

in

Rama u përgjigjet banorëve të Ulpianës: Fontana nuk preket, parkingu zhvendoset nën tokë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë sqarime lidhur me propozimin për rregullimin e hapësirës në lagjen Ulpiana, duke siguruar banorët se fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se sipas planit të propozuar, parkingu do të ndërtohet nën tokë, në zonën e fontanës, me qëllim të krijimit të më shumë vendeve për parkim.

Ndërkaq, hapësirat ku aktualisht parkohen veturat, sipas tij, do t’u ktheheshin banorëve në formë të gjelbërimit dhe fushave sportive.

Rama ka sqaruar edhe propozimin për ndërtimin e një objekti akomodues, i cili do të realizohej vetëm nëse paraqitet nevoja për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ai ka thënë se konviktet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë sportistët dhe stafin përcjellës, ndërsa objekti i propozuar nuk do të kishte destinim komercial.

Sipas Ramës, pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, hapësira do të mbetej në shërbim të banorëve të Ulpianës.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se i gjithë projekti është vetëm propozim dhe se nuk do të vazhdohet përpara nëse banorët nuk e mbështesin atë.

Ai ka bërë të ditur se fillimisht plani do të diskutohet me banorët dhe, nëse merr mbështetjen e tyre, do t’i dërgohet për votim Kuvendit Komunal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali