
Pesë persona kanë humbur jetën nga sulmet me dronë ukrainas të regjistruara këtë të hënë në territorin rus dhe në zonat e Ukrainës nën kontrollin e forcave ruse.
Në rajonin rus të Belgorodit, një dron goditi një automjet në komunitetin Zozuli, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin brenda tij.
Ndërkohë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, dronët ukrainas goditën edhe disa zona të rajonit të Zaporizhias, të cilat kontrollohen nga forcat ruse.
Nga këto sulme u raportuan tre viktima dhe një person i plagosur.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me objektivat e sulmeve apo identitetin e personave të vrarë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali