
Golden Eagle Ylli ka fituar sërish çmimin e basketbollistit më të mirë të javës në Superligën e Kosovës.
Këtë herë, çmimi MVP i xhiros së tetë i është ndarë Davontrey Thomasit, i cili shkëlqeu në fitoren e Yllit ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultat 105:86.
Basketbollisti amerikan ishte ndër më meritorët për triumfin e skuadrës nga Suhareka, duke regjistruar 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.
Kjo është java e dytë radhazi që një basketbollist i Yllit shpallet më i miri i xhiros. Në javën e kaluar, këtë çmim e kishte fituar Conor Withers.
Ndërkohë, Thomas është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë edhe Withers, Kenneth Hasbrouck i Trepçës, Amin Hoti i Borës dhe Bryson Dawkins i Prishtinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali