Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi

Cilat zakone mund t'ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi

Written by

in

Personat që përballen me ankthin shpesh gjejnë qetësi te gjërat e njohura dhe rutinat e përditshme.

Qoftë konsumimi i të njëjtit ushqim, dëgjimi i këngëve të preferuara apo shikimi për herë të shumë i të njëjtit serial, këto zakone mund t’i ndihmojnë të ndihen më të sigurt dhe të kenë më shumë kontroll mbi situatat.

Sipas burimeve si Verywell Mind, Medical News Today dhe Cleveland Clinic, njohja paraprake me situatat e përditshme mund të ulë ndjenjën e pasigurisë.

Foto ilustruese

Për shembull, zgjedhja e një ushqimi të njohur në restorant, planifikimi i aktiviteteve paraprakisht apo ruajtja e një rutine të qëndrueshme mund të ndihmojnë në shmangien e stresit të panevojshëm.

Disa persona me ankth ndihen më të qetë kur mbërrijnë më herët në takime, kontrollojnë paraprakisht daljet në vende të panjohura apo kanë mundësi të anulojnë planet kur ndihen të mbingarkuar.

Edhe dëgjimi i muzikës së preferuar, lojërat dhe aktivitetet e njohura mund të shërbejnë si një mënyrë për t’u shkëputur përkohësisht nga shqetësimet.

Po ashtu, mbajtja e një rutine të rregullt, edhe përmes veprimeve të vogla si rregullimi i shtratit çdo mëngjes, mund të krijojë ndjenjën e stabilitetit dhe kontrollit.

Megjithatë, këto zakone nuk janë zgjidhje për ankthin, por mënyra të vogla që mund të ofrojnë qetësi dhe lehtësim në përditshmëri. /Telegrafi/