Sërish temë diskutimi – çka ndodhi me Jonën pas përballjes që  kishte me Doresën?

Sërish temë diskutimi - çka ndodhi me Jonën pas përballjes që  kishte me Doresën?

Written by

in

Përplasja mes banores së Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqit dhe influencueses Doresa, vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, edhe pas ballafaqimit të tyre në spektakël.

Pas gjithë bujës që shkaktoi kjo histori, Jona duket se ka reflektuar gjatë këtyre ditëve.

Ajo është parë shpesh e menduar brenda shtëpisë, ndërsa duket se ngjarjet e së kaluarës dhe përballja me Doresën e kanë bërë të rikthehet edhe një herë te kjo histori.

Foto: Screenshot/YouTube

Madje, Jona ka vendosur që ngjarjen t’ua sqarojë edhe banorëve të tjerë, duke treguar versionin e saj për atë që kishte ndodhur vite më parë dhe mënyrën se si kishte rrjedhur e gjithë historia.

Kujtojmë se përplasja mes dy vajzave mori përmasa të mëdha pas akuzave për bullizim që lidhen me ngjarje të para rreth nëntë apo dhjetë vitesh.

Gjatë ballafaqimit në Prime, Doresa e akuzoi Jonën për bullizim dhe për vuajtjet që, sipas saj, kishte përjetuar si pasojë e komenteve të së kaluarës.

Nga ana tjetër, Jona nuk i pranoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë viktimë e sulmeve dhe bullizimit nga Doresa.

– YouTube www.youtube.com

Sido që të jetë, e pranon se ka qenë e re dhe se ka gabuar, duke qenë e gatshme edhe të pajtohet me të. /Telegrafi/