
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 12 tetor. Në rend janë 3 pika diskutimi.
Fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë.
Pastaj, do të bëhet propozimi i rendit të ditës për Seancën e radhës plenare, ku të përfshira do të jenë këto pika:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, dhe
6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Dhe në fund, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.