Mitrovicë, 3.3 milionë euro për infrastrukturën rrugore në pesë fshatra

Mitrovicë, 3.3 milionë euro për infrastrukturën rrugore në pesë fshatra

Written by

in

Projekti përfshin fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit është 3.3 milionë euro.

Nga kjo shumë, 1.5 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa 1.8 milionë euro janë kontribut i Komunës së Mitrovicës.

Realizimi i projektit pritet të përmirësojë kushtet e qarkullimit, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të lehtësojë lidhjen e këtyre fshatrave me zonat përreth.

Burimi: RTKLive