Një person është gjetur i vdekur të hënën në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, disa familjarë e kanë vërejtur viktimën të shtrirë në tokë përmes dritares së shtëpisë së tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Burimi: Dukagjini
