Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euro

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euro

Written by

in

Sipas njoftimit te Partisë Demokratike të Kosovës, Çitaku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Tutje thuhet se në përmbyllje, Çitaku ka ritheksuar gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.

Burimi: RTKLive