
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka ngritur shqetësimin për nivelin e deficitit tregtar në vend.
Sipas tij, gjatë vitit 2025, deficiti i mallrave arriti në 50,6% të Produktit Bruto Vendor (PBB).
“Për krahasim: Shqipëria 22%, Maqedonia e Veriut 19,8%, Bosnja 19,7% dhe Serbia 7,3%. Prapa këtyre shifrave është varësia jonë nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor.”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka thënë se një situatë e tillë duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.
“Kosovës i duhen politika që mbështesin prodhuesit, investimet dhe eksportin.”, ka thënë Sadiku.
Burimi: Insajderi