
Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka dalë në një konferencë për media, pas gjashtë muajsh, mes thirrjeve për shkarkimin e tij.
Hegseth e quajti “farsë” nismën për shkarkimin e tij, duke thënë se është vetëm një spektakël.
Gjatë konferencës për media në Pentagon, Hegseth iu referua kongresmenit republikan Thomas Massie, i cili inicioi procedurën kundër tij, duke e quajtur atë “një kongresmen të pakënaqur dhe të mposhtur”.
Sipas Hegsethit, kjo nismë nuk ka të bëjë me kërkimin e llogarisë, por buron nga egoja dhe pakënaqësia personale.
“Është një farsë dhe një spektakël”, deklaroi ai.
Hegseth shtoi se asnjë sekretar i Mbrojtjes nuk është shkarkuar ndonjëherë përmes procedurës së impeachment për kryerjen e operacioneve ushtarake të ligjshme. /Klankosova.tv