Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e banimit dhe kulturës

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e banimit dhe kulturës

Written by

in

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e banimit dhe kulturës

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe kryeqytetit francez.

Takimi është zhvilluar pas pjesëmarrjes së Kurtit në Forumin e Paqes në Paris, ku ai ishte pjesë e panelit “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar Grégoire për pritjen, si dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Francës ndaj Kosovës.

Gjatë takimit, Kurti ka prezantuar programin e Banimit të Përballueshëm dhe Social, si dhe projektin e Banimit Social Adekuat, i cili pritet të shtrihet në 21 komuna të Kosovës.

“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova është e interesuar të forcojë lidhjet me Parisin përmes bashkëpunimit praktik në shërbim të qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Kurti ka përmendur gjithashtu mundësitë e shkëmbimeve kulturore, duke përfshirë ekspozita, filma, ngjarje letrare dhe prezantimin e artistëve nga kryeqyteti francez në Kosovë.

Sipas tij, mërgata dhe profesionistët kulturorë të Kosovës mund të luajnë rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtyre shkëmbimeve.