
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga sërtivjet e sotme, ku ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës.
Në stërvitje ishin disa prej yjeve kryesore, siç është Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe futbollistë të tjerë.
“Atmosfera në kamp është shumë e mirë, teksa Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur të lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe optimistë për arritjen e rezultateve pozitive në dy sfidat e ardhshme.”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv