Kosova të shtunën luan kundër Izraelit në ‘Fadil Vokrri’, kurse, tri ditë më vonë Dardanët luajnë në udhëtim tek Irlanda.
Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës.
Atmosfera në kamp është shumë e mirë, teksa Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur të lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe optimistë për arritjen e rezultateve pozitive në dy sfidat e ardhshme.
Burimi: RTKLive
