Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

Written by

in

Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

Dy të mitur nga Afganistani janë arrestuar në Austri, nën dyshimin se në korrik sulmuan dhe grabitën një 17-vjeçar nga Kosova në qytetin e Linzit

Ngjarja ndodhi më 19 korrik, në orët e para të mëngjesit, në zonën Linz-Urfahr. Sipas hetimeve, i riu nga Kosova ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri, ndërsa të dyshuarit i kishin marrë paratë.

Në kohën e ngjarjes, policia nuk kishte arritur t’i identifikonte autorët. Megjithatë, hetimet e Policisë Kriminale të Austrisë së Epërme çuan te dy të miturit, një 16-vjeçar nga Kremsmünster dhe një 15-vjeçar nga Wels.

Të dy u arrestuan më 5 tetor, me urdhër të prokurorisë, në banesat e tyre. Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi armën që dyshohet se ishte përdorur në grabitje, si dhe armë të tjera të ndaluara, përfshirë një armë elektroshoku.

Gjatë marrjes në pyetje, të dy të dyshuarit pranuan pjesërisht veprën për të cilën dyshohen, sipas autoriteteve.

Pas përfundimit të procedurave fillestare policore, ata u dërguan në Qendrën Korrektuese të Linzit, ku do të qëndrojnë gjatë procedurës së mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali