Rubio: Bisedimet Rusi-Ukrainë janë shumë produktive

Rubio: Bisedimet Rusi-Ukrainë janë shumë produktive

Written by

in

Rubio: Bisedimet Rusi-Ukrainë janë shumë produktive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka cilësuar si “shumë produktive” bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Ukrainës, të zhvilluara sot në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, Rubio ka theksuar se, pavarësisht përparimit të arritur gjatë takimit, ende mbetet shumë punë për t’u bërë në përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.

Duke folur pas takimit, shefi i diplomacisë amerikane ka bërë të ditur se një nga synimet në fazat e ardhshme është zgjerimi i formatit të bisedimeve, në mënyrë që në to të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë evropianë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali