Bonny jashtë fushave për një muaj, goditje për Interin

Bonny jashtë fushave për një muaj, goditje për Interin

Written by

in

Bonny jashtë fushave për një muaj, goditje për Interin

Ange-Yoan Bonny do të mungojë rreth katër javë për shkak të një lëndimi muskulor të pësuar në ndeshjen ndaj Comos.

Sulmuesi i Interit iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore në klinikën Humanitas në Rozzano, ku u konstatua një problem në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë.

Sipas raportimeve të Sky Sport, futbollisti pritet të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë dhe rikthimi i tij parashikohet në fillim të dhjetorit.
Kështu, Cristian Chivu do të jetë pa shërbimet e sulmuesit për disa ndeshje të rëndësishme, ndërsa Bonny do të humbasë edhe dy angazhimet e kombëtares së Bregut të Fildishtë ndaj Gambisë.