
Bazuar në dosjen e siguruar, rezulton se avokati Gjini kishte kryer të gjitha procedurat e nevojshme në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Në shkresat e siguruara, del se avokati Gjini i ishte drejtuar KGjK-së me kërkesë për kompensim më 11 shtator 2020, pra afër dy muaj pas pranimit të autorizimit.
Në kërkesën e protokolluar, rezulton i bashkangjitur edhe autorizimi i përmendur më parë, si dhe pjesë e shkresave të kërkesës është edhe aktvendimi për pushimin e hetimeve.
Bazuar në shkresat e lëndës, më 16 shtator 2020 Komisioni për kompensimin e dëmit të personave të dënuar pa arsye dhe personave të hequr pa bazë nga liria kishte shqyrtuar kërkesën dhe kishte caktuar që për shkak të privimit pa bazë nga liria, Sahitit t’i bëhej kompensimi prej 1270 euro.
Mirëpo, meqë autorizimi i jepte mundësinë avokatit që t’i tërhiqte mjetet, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i kishte bartur ato në llogari të avokatit Blend Gjini më 19 tetor 2020.
Sahiti tash thotë se për parat e kishte kuptuar gjatë vitit 2023 se janë transferuar në llogari të avokatit Gjini, dhe që nga ajo kohë i kishte kërkuar marrjen e tyre.
Sahiti: 2023-24 e kom kuptu që paret kanë dalë 1270 euro.
Gazetarja: Çka ke bo në atë kohë?
Sahiti: Kom shku në zyre ju kom thanë kanë dalë paret, jo hala s’na ka lëshu gjykata paret, jo bone kërkesën tek KGJK, a unë e kisha kërkesën e KGJK komplet. E disha sa pare, e kqyrsha mos po don me mi jap, e pash që s’po don me mi jep paren tem, tani vazhdova me procedurat qysh duhet me shku.
Gazetarja: Pse ke prit deri 2026-ën?
Sahiti: Po kom prit se kom mëndu që mi japin”.
Për këtë, ai thotë se ka shkuar tek avokati Gjini edhe prill të këtij viti, për të kërkuar sqarime lidhur me kompensimin.
Bazuar në audio inicizmin e realizuar i pranishëm në momentin e diskutimit kishte qenë dhe binjaku i tij, avokati Gent Gjini.
Mirëpo, bazuar në audio incizimin, të njëjtit me të filluar ky diskutim, e kishin larguar nga zyra.
Sahiti: A muj me ditë arsyen pra pse më shajte atë ditë në telefon:
Avokati Gjini: Ky ka qenë në seancë unë s’kam qenë.
Sahiti: Jo, jo në seancë një minut, ngom tash ngom. Cili a ti a ti më keni sha me familje në rastin e pareve që s’mi keni jap.
Avokati Gjini: Po, po, po. Atëherë moti.
Sahiti: Cili më ka sha.
Avokati Gjini: Çka është problemi a ke ardh këtu.
Avokati Gjini: Hajde dil shko, shko. Hej po incizon o zotni.
Avokati Gjini: A je tu incizu a?
Avokati Gjini: Po. Popo thirre policinë se po incizion pa leje. Thirre. Lësho zyrën tash vjen të merr policia dhe në paraburgim shkon.
Sahiti: Parët keni me mi jap, paret keni me mi jap, borxhin që ma keni krejt paret keni me mi jep”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali