
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një veturë duke kryer tejkalim në vijë të plotë, zyrtarët policorë në Podujevë kanë identifikuar shoferin e automjetit.
Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këto masa:
Gjobë në vlerë prej 200 euro;
2 pikë negative;
Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Burimi: Insajderi