
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Lartë Publike dhe policisë, që synon frenimin e korrupsionit, është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e Beogradit, raportoi agjencia Tanjug.
Po kryhen arrestime dhe kontrolle në disa lokacione; sipas Tanjug-ut, disa persona janë vënë tashmë nën arrest.
Jozyrtarisht, Rade Basta është arrestuar nën dyshimin se, gjatë kohës që shërbente si drejtor i Centralet Energjetike të Beogradit, i ka shkaktuar kompanisë humbje financiare në vlerë prej dhjetëra milionë dinarësh, duke miratuar donacione të pajustifikuara për klube të ndryshme sportive.
Basta dyshohet se i ka shkaktuar humbje prej dhjetëra milionë dinarësh ndërmarrjes ” gjatë periudhës kur ishte drejtor i saj, duke autorizuar donacione të pajustifikuara për klube të ndryshme sportive dhe kompani.
Ai është ndaluar nga pjesëtarë të Shërbimit Kundër Korrupsionit, të cilët kanë vepruar sipas urdhrave të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.
Vlen të përmendet se më shumë se 90 persona janë arrestuar në Serbi gjatë dy javëve të fundit, si pjesë e një sërë operacionesh policore që synojnë vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve përfshihen zyrtarë të lartë të policisë, bankierë, punonjës të organeve të qeverisjes vendore dhe krahinore, si dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike.
Aleksandar Vuçiç ka njoftuar një dalje të paplanifikuar për publikun, e cila do të zhvillohet sot në orën 13:00.
Burimi: Insajderi