
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara më 6 tetor në Kuvendin e Kosovës.
I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani ka deklaruar se Kosovës nuk mund t’i ndalohet rishikimi i sistemit të saj gjyqësor.
“Nuk mundet në mënyrë të parevokueshme Kosova mos me e lejuar me e rishikuar pushtetin e vet gjyqësor, s’ka asnjë logjikë”, ka thënë Hasani.
Ai ka theksuar se Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë fushë.
“Kosova ka të drejtën atë që çdo shtet sovran ka, ka kompetencë ndërkompetencë”, është shprehur Hasani.