
Hoxha Bashkim Bajrami ka bërë një postim për E. Bogujevcin i cili u vra sot bashkë me motrën e tij.
Ai rrëfeu se i ndjeri po sot kishte qenë për të falur xhumanë në xhaminë e tij.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekje tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan”, ka shkruar Bajrami, përcjell Klankosova.tv.
“E sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit”.
“Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dje t’i shpërblejë me Xhenet”
