
Ka përfunduar operacioni i Mazllum Bogujevcit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit, ku sot ndodhi vrasja e dyfishtë. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë, por stabile.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.
Sipas Sylës, trajtimi është kryer nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.
“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin”, ka njoftuar Syla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vrasja e dyfishtë në Gjilan, përfundon operimi i të plagosurit – gjendja e tij e rëndë, por stabile appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali