“Dardanët” zhvillojnë stërvitje para ndeshjes ndaj Izraelit

“Dardanët” zhvillojnë stërvitje para ndeshjes ndaj Izraelit

Written by

in

“Dardanët” zhvillojnë stërvitje para ndeshjes ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit, Franco Foda.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë fotografi nga kampi stërvitor, ku gjatë së mërkurës, yjet e Kombëtares janë parë të motivuar.  

“Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Burimi: Insajderi