Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje

Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje

Written by

in

Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje

Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të Progresit të publikuar nga Komisioni Evropian, i cili identifikoi ngecje në disa fusha kyçe.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Basha kontestoi veçanërisht vlerësimin ku veriu i Kosovës përshkruhet si zonë me “situatë të brishtë sigurie“.

Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të duhej të mirëpriste përmirësimin e gjendjes dhe shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë.

“Raporti thotë gjithashtu se Kosova ka ndërmarrë vazhdimisht veprime në kundërshtim me dialogun, ose veprime që kanë minuar procesin e normalizimit. Ai përmend operacionet policore kundër strukturave të mbështetura nga Serbia dhe arrestimet si shembuj. Policia jonë nuk ka arrestuar njerëz për shkak të etnisë së tyre, por për shkelje të ligjit. Kjo është shqetësuese. BE-ja e di saktësisht pse janë bërë arrestimet; duhet të kërkojë falje dhe ta korrigjojë këtë raport. Pse kërkohet trajtim i veçantë për gjyqtarët dhe prokurorët serbë kur nuk kërkohet për komunitetet e tjera? Barazia para ligjit nuk mund të zbatohet vetëm për disa“, ka deklaruar ai.

Burimi: Insajderi