Maqedonci: NATO-ja po validon kapacitetet mjekësore të FSK-së

Maqedonci: NATO-ja po validon kapacitetet mjekësore të FSK-së

Written by

in

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë vizitës janë njoftuar nga afër me përgatitjet dhe kapacitetet operacionale të ekipeve, të cilat po i nënshtrohen procesit të validimit nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake.

“Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve mjekësore të FSK-së, përmbushjes së standardeve të NATO-s dhe forcimit të ndërveprueshmërisë me ushtritë e vendeve aleate”, ka shkruar Maqedonci.

Burimi: RTKLive