Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Written by

in

Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Ndërsa po merr pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin, kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e tyre në proceset integruese të rajonit.

Gjatë bashkëbisedimit me diplomatë dhe ekspertët e rajonit, Rama vuri në dukje se ndryshimet politike në Beograd ende nuk garantojnë një kthesë në raport me Prishtinën apo politikën e jashtme karshi Rusisë.

Ai nënvizoi se pa një përparim të qëndrueshëm raport me Kosovën, Serbia do të vazhdojë të mbetet peng e së kaluarës së saj politike.

“Nuk është sekret se KE ka pasur probleme me qeverinë e mëparshme në Serbi. Çështje të shtetit të së drejtës dhe kërkesa të tjera thelbësore, por nga ana tjetër është shumë herët për të thënë diçka me saktësi me atë që vjen më pas. Serbia po kalon një eksperiment social me të ashtuquajturën Listë Studentore. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime, por aq sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, hapje për sanksionet me Rusinë apo ato që janë konsideruar si mbyllje me qeverinë e shkuar. Është ende herët. Nëse nuk ka normalizim me Kosovën, fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta ndjekë Beogradin”, ka deklaruar ai.

Burimi: Insajderi