Një kompani gjermane e teknologjisë nënshkruan një kontratë prej 60 milionë eurosh me Elon Musk

Një kompani gjermane e teknologjisë nënshkruan një kontratë prej 60 milionë eurosh me Elon Musk

Written by

in

Të mërkurën, Elon Musk nënshkroi një porosi të madhe me një kompani gjermane teknologjike të përmasave mesatare, Singulus Technologies, për furnizimin me qeliza diellore për linjën e tij të re të satelitëve, Starmind.

Kjo porosi e madhe, me vlerë 60 milionë euro, është e para nga shumë të tjera, sipas një deklarate të bërë në platformën X nga themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Pas marrëveshjes, aksionet e kompanisë u rritën përkohësisht me 65% deri në 80%, duke e çuar vlerën e firmës në rreth 73 milionë euro.

Një rritje e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se të ardhurat vjetore të kompanisë në vitin 2025 ishin vetëm 48,3 milionë euro.

Si pjesë e një partneriteti strategjik, planifikohet krijimi i objekteve dhe linjave të reja prodhuese, me qëllim arritjen e një kapaciteti prodhues të energjisë diellore prej 100 gigavatësh – sasi kjo e barabartë me prodhimin vjetor të dhjetë reaktorëve të mëdhenj bërthamorë.

Singulus zhvillon dhe monton makineri që përdoren në sektorët e “fotovoltaikëve, gjysmëpërçuesve, teknologjisë mjekësore, paketimit, qelqit dhe industrisë së automobilave, si dhe në tregjet e baterive dhe hidrogjenit”. /Telegrafi/