
Një ndërtesë trekatëshe është shembur pasditen e së mërkurën në Brooklyn të SHBA-së.
Si pasojë e kësaj, njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, derisa kanë nisur kërkimet për shpërtimin e tyre.
Nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut kanë bërë me dije se janë angazhuar disa ekipe shpëtimi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërtesa është shembur në lagjen “Flatbush” në jug të Brooklyn, një zonë kryesisht banimi.
“Njësitë e FDNY-së po operojnë aktualisht në një shembje ndërtese në Flatbush Avenue në Brooklyn”, është thënë në deklaratën e departamentit. /Klankosova.tv