PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

Written by

in

PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

Sot, 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

PDK-ja u themelua më 10 tetor 1999 nga udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shumica prej të cilëve më parë ishin aktivistë dhe drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Fillimisht, partia u themelua me emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, ndërsa më vonë mori emrin që mban edhe sot, Partia Demokratike e Kosovës.

Në qeverisjen e Kosovës, PDK-ja u përfshi pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Më 4 mars 2002, Bajram Rexhepi nga kjo parti u zgjodh kryeministër, detyrë të cilën e mbajti deri në dhjetor të vitit 2004.

Hashim Thaçi ishte në krye të PDK-së deri në vitin 2016, kur, pas marrjes së detyrës së presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili më pas u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas Veselit, partinë e drejtuan Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi.

Aktualisht, kryetar i PDK-së është Bedri Hamza, i cili u zgjodh në këtë post më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK shënon 27-vjetorin e themelimit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali