Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 11:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas orës 14:00, kur ishte paraparë vazhdimi i seancës.
Haxhiu e ka cilësuar si të papërgjegjshme mungesën e deputetëve, duke thënë se nuk mund të presë pafundësisht për vazhdimin e punimeve.
“Seanca vazhdon nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që, gjysmë ore pas orës dy, nuk po vijnë deputetët. Unë kam mundësi të funksionoj e me prit deri në pafundësi. Faleminderit”, tha kryeparlamentarja Haxhiu.
Në sallë ishin të pranishëm disa deputetë të PDK-së, LDK-së, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për çështjen e energjisë dhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës
Burimi: Dukagjini
