Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

Written by

in

Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

Kombëtarja e Izraelit mund të përballet me probleme në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës, që zhvillohet të shtunën në Prishtinë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Sipas mediumit izraelit Sport5, mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo, pritet ta humbasë këtë përballje për shkak të një lëndimi muskulor, ndërsa në dyshim është edhe sulmuesi Manor Solomon.

Ky i fundit po vuan nga dhimbjet në shpinë dhe aktualisht nuk është në gjendje të luajë një ndeshje të plotë. Për këtë arsye, mundësia që ai të mos jetë në formacionin titullar ndaj Kosovës mbetet e hapur.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, nga ora 15:00, në Prishtinë, ku Kosova synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase.

Në renditjen e Grupit B3, Kosova mban vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Kjo përballje është e parafundit në këtë fazë të garave dhe ka rëndësi për të dyja përfaqësueset në garën për përmirësimin e pozitës në grup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali