Kontrabandoi migrantë nga Bangladeshi, identifikohet i dyshuari

Kontrabandoi migrantë nga Bangladeshi, identifikohet i dyshuari

Written by

in

Kontrabandoi migrantë nga Bangladeshi, identifikohet i dyshuari

Policia ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të kontrabandimit me migrantë në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të policisë, pas hetimeve lidhur me rastin, ku ishin hasur shtatë persona meshkuj, shtetas të Bangladeshit, në dy vetura taksi të një kompanie vendore, është identifikuar një mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me migrantë”, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga policia.