Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

Written by

in

Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Në njoftimin e tij, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Burimi: Insajderi