Katër ushtarakë turq humbin jetën në rrëzimin e një helikopteri në Malatya të Turqisë

Katër ushtarakë turq humbin jetën në rrëzimin e një helikopteri në Malatya të Turqisë

Written by

in

Katër pjesëtarë të personelit ushtarak humbën jetën pasi një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën Malatya, në lindje të Turqisë, për shkaqe ende të panjohura.

“Rrëzimi i helikopterit tonë të tipit S-70 në Malatya, për një arsye që ende nuk është përcaktuar, rezultoi me vdekjen e katër pjesëtarëve të personelit tonë ushtarak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Më herët, ministria bëri të ditur se rrënojat e helikopterit ishin lokalizuar dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit kishin filluar menjëherë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me incidentin. /AA/