Kane e ka zhvilluar ndeshjen e tij të 126-të me Anglinë dhe e ka shënuar golin e fitores nga penalltia.
Morgan Rogers e ka shënuar golin e parë për anglezët, ndërsa Petar Sucic ka barazuar për Kroacinë.
Në pjesën e dytë, Kane ka realizuar nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Anglia e ka siguruar një përballje vendimtare me Spanjën të dielën, ku do të përcaktohet kryesuesi i Grupit A3.
Burimi: RTKLive
