I mituri sulmon një bashkëmoshatar në Drenas, viktima pëson lëndime të rënda trupore

I mituri sulmon një bashkëmoshatar në Drenas, viktima pëson lëndime të rënda trupore

Written by

in

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka sulmuar një bashkëmoshatar në fshatin Arllat të Drenasit.

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

“10.11.2026 – 09:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/