Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

Written by

in

Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, gjatë debatit në Kuvend, për gjendjen në shëndetësi, ka paralelizuar rastet e vdekjeve të pacientëve në periudha të ndryshme qeverisjeje.

Ai ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë, katër pacientë kishin vdekur në Klinikën Infektive.

Azemi e ka kritikuar Zemajn edhe për atë që e cilësoi si heshtje të tij ndaj këtyre rasteve, ndërsa ka përmendur edhe vdekjen e tre pacientëve në sallën e operacioneve, gjatë kohës së qeverisjes së PDK-së.

 “Normalisht që ka raste të ndjeshme, shumë të ndjeshme dhe do të ketë që trajtohen në klinikat përkatëse. Por është hipokrizi që një ish-ministër si zoti Zemaj, që në kohën e tij kanë vdekur katër pacientë për shkak të oksigjenit, për shkak të tenderëve të këqij, brenda natës në Klinikën Infektive, asnjë fjalë s’e thotë. Në anën tjetër, kur ka qenë PDK-ja, tre pacientë kanë vdekur në sallën e operacioneve, brenda një periudhe të shkurtër”, ka deklaruar Azemi./Klankosova.tv