Incidenti mes nxënësve në Gjilan, gjykata merr vendim për katër të miturit (VIDEO)

Incidenti mes nxënësve në Gjilan, gjykata merr vendim për katër të miturit (VIDEO)

Written by

in

Incidenti mes nxënësve në Gjilan, gjykata merr vendim për katër të miturit (VIDEO)

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të miturve, të dyshuar për veprën penale të vrasjes në tentativë.

Sipas njoftimit të gjykatës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan.

Të miturit dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, kanë sulmuar dy persona, L. U. dhe A. Sh., ndërsa njëri prej tyre dyshohet se i ka goditur me thikë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, njëri nga të dëmtuarit është goditur një herë në anën e djathtë të kraharorit, ndërsa tjetri dy herë në shpinë, afër boshtit kurrizor.

Të dy të dëmtuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.